Qeveria fsheh detajet nga Ligji i ri për Energjetikë, shpenzime shtesë për ngrohje qendrore

Maqedonia

Qeveria fsheh detajet nga Ligji i ri për Energjetikë, shpenzime shtesë për ngrohje qendrore

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 19:09
Ilustrim

Propozim ligji për energjetikë parasheh shpenzim të ri për amvisëritë që janë të kyçura në sistemin për nxehje qendrore, pohon Konstantin Dimitrov, një nga përpiluesit e ligjit të ri për energjetikë.

Sipas planit, qytetarët do të duhet të blejnë matës të cilët do të vendosen në radiatorët për ta matur se sa energji për nxehje harxhohet dhe në këtë mënyrë do të formohet fatura mujore, thotë eksperti nga sfera e energjetikës.

Dimitrov thotë se goditje më të madhe financiare do të përjetojnë kategoritë e rrezikuara të qytetarëve të cilët mezi e kalojnë muajin. Tani hapet pyetja se pse, ministrat qeveritar nuk e kanë publikuar këtë shpenzim të cilin kanë për qëllim t′ia imponojnë qytetarëve.

“Të gjithë shfrytëzuesit duhet të vendosin matës për harxhimin e energjisë për nxehje, ndërsa tek energjia elektrike dhe gazi, vendosja e matësve është harxhim i furnizuesit – operatorit. Këtu thuhet se këtë shpenzim duhet ta mbulojnë qytetarët. Ky shpenzim paraqet ngarkim të madh, të mundet secili në shtëpi të shoh se sa radiatorë ka, përafërsisht nga 50 euro për secilin radiatorë dhe ky investimi shtesë kap shifrën prej 200 deri më 300 euro për çdo amvisëri”, tha Konstandin Dimitrov.

Vetëm në Maqedoni është e mundur që vite me radhë të paguhet për diçka që nuk shfrytëzohet. Një problem të tillë ka Aco Anastasovski nga lagja e Shkupit, Novo Lisiçe.

Ai është një nga shumë qytetarë që po përballet me problemin e quajtur – nxehje qendrore. Në vitin 2008 ai hoqi dorë nga nxehja qendrore dhe vendosi që më të mos jetë më pjesë e sistemit për nxehje qendrore.

Si arsye ai përmendi nxehjen e dobët që e ka pasur në shtëpi si dhe faturat e larta. Katër vite nuk ka pasur asnjë problem për shkak se ka instaluar sistem personal për nxehje i cili ka qenë më i lirë dhe më praktik.

Por, pasi që në skenë u paraqit kompania e re BEG, me kontratë, siç thotë ai, Komisioni rregullator ka sjellë vendim që edhe personat e shkyçur të paguajnë kompensim fiks për nxehjen që e fitojnë fqinjët e tyre.

“Në vitin 2012 zgjidhje solomune gjetën me atë që u shtuan akte nënligjore me vendim të Komisionit rregullator, që të shkyçurit të kthehen në sistem ose të paguajnë një pjesë të paramenduar fikse. Edhe sot ne po zvarritemi nëpër gjykata, ja ky është viti i 5 që po na gjykojnë, na kanë dhënë nëpër noter dhe përmbarues. Pjesën fikse që duhet ta paguajmë ndonjëherë është 1200 denarë, ndonjëherë 900 apo 800 denarë. Nuk kemi fituar asgjë. Gypat janë 10 metra nga banesa ime”, tha Anastasovski.

Përndryshe, një grup qytetarësh tashmë disa vite çdo të shtune protestojnë para Komisionit Rregullator për energjetikë kanë kërkuar që të zgjidhet problemi i tyre me këtë propozim ligj. Sipas informacioneve të tyre rreth 15 mijë amvisëri paguajnë kompensim paushall edhe pse nuk përdorin nxehje qendrore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat