Kjo është oferta e fundit për Selën, “pranoje ose lëre” qeverinë

Maqedonia

Kjo është oferta e fundit për Selën, “pranoje ose lëre” qeverinë

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 22:10
Ziadin Sela

Qendimin tim do ta bëjë të njohur kur Qeveria të çlirohet nga spinat dhe lojërat e ulëta, ka thënë për medial, Ziadin Sela, lider i Aleancës për shqiptarët, njëherësh partner qeveritar.

Kjo madje ka qenë përgjigja e Selës në informacionet se resori i Shëndetësisë përfundimisht shkon tek LSDM-ja dhe se oferta e kryeministrit Zoran Zaev deri tek ASH-ja është zv/kryeministër për reforma dhe zv/ministër i Shëndetësisë.

Sela nuk ka precizuar nëse Aleanca do të mbetet në qeveri pa resorin Shëndetësi dhe nëse funksioni zv/kryeministër për reforma është i pranueshëm.
Ai nuk ka treguar as se kur do të kthehet nga vizita në SHBA dhe nëse pas kësaj do të kërkojë takim me Zaevin.

Si që informuam, zv/kryeministër për reforma dhe zv/ministër i Shëndetësisë është oferta e fundit “merr ose lëre” nga kryeministri Zoran Zaev deri tek lideri i ASH-së Ziadin Sela.
Nga vendimi i Selës, madje do të varet nëse ASH-ja do të mbetet në “Ilindenska”. Me apo pa Selën, propozimet për tre ministrat e rinj dhe zv/ministër, Zaev të hënën do t’i dorëzojë në Kuvend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat