Zhbogar: Ekziston atmosferë e mirë për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë

Maqedonia

Zhbogar: Ekziston atmosferë e mirë për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 10:46
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar

Ka mundësi reale dhe pritje nga Brukseli se Maqedonia do të përparojë deri në vitin e ardhshëm në rrugën e saj drejt BE-së. I keni reformat të cilat duhet të përfundojnë, gjë që varet plotësisht nga ju dhe keni problemin me emrin, i cili poashtu duhet të zgjidhet. Shohim dritare të mundësive për zgjidhje gjatë vitit të ardhshëm, kur në të dy vendet nuk ka zgjedhje, thotë në një intervistë për mediat maqedonase, ambasadori evropian Samuel Zhbogar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjithmonë është mirë të jeni optimist, në vend se të jeni të pa vullnet dhe të thoni se nuk mund të bëni asgjë. Nga ai këndvështrim mendoj se kryeministri Zaev ka të drejtë, ka mundësi reale dhe pritje nga Brukseli për përparim vitin e ardhshëm. Kur e shihni kontestin e emrit me Greqinë, duhet ta kuptoni se njëri nga parimet kryesore të BE-së janë marrëdhëniet e mira me fqinjët. Me siguri, në strategjinë e rradhës do të kërkojmë nga të gjitha shtetet e rajonit të përqëndrohen në marrëdhëniet e mira fqinjësore”, tha Zhbogar.

Ai shtoi se Qeveria e filloi mirë zgjidhjen e problemeve me fqinjët, ku nënshkrimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, që ishte një vendim i mirë dhe tani duhet të përqëndrohen në zgjidhjen e çështjes së emrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat