Ky do jetë ministri i ri i Shëndetësisë

Maqedonia

Ky do jetë ministri i ri i Shëndetësisë

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 16:11
Venko Filipçe

Venko Filipçe me gjasë do të jetë propozimi i kryeministrit Zoran Zaev deri tek Kuvendi për ministër të ri të Shëndetësisë, njofton TV24.

“Ministër i Shëndetësisë do të jetë propozimi i LSDM-së, ajo është çështje e zgjidhur dhe e mbyllur. Nga Ziadin Sela do të varet nëse do të mbetet në qeveri ose jo”, ka thënë funksionar i lartë qeveritar për TV24.

Zv/kryeministër për reforma dhe zv/ministër i Shëndetësisë është oferta e fundit “merr ose lëre” nga kryeministri Zaev deri tek lideri i ASH-së Ziadin Sela, brifoi nga tjetër për MEDIAL.mk, funksionar i lartë qeveritar.

Nga vendimi i Selës do të varet nëse ASH-ja do të mbetet në “Ilindenska”. Me apo pa Selën, propozimet për tre ministrat e rinj dhe zv/ministër Zaev të hënën do t’i dorëzojë në Kuvend, është decid ky funksionar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat