Reagon Ministria e mjedisit për gjendjen me ndotjen e ajrit

Maqedonia

Reagon Ministria e mjedisit për gjendjen me ndotjen e ajrit

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 18:08
Ilustrim

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor u bën thirrje institucioneve që të jenë të përgatitura në rast të tejkalimit të pragut..

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor u bën thirrje institucioneve që të jenë të përgatitura në rast të tejkalimit të pragut të vlerave të lejuara të PM grimcave në ajër, edhe pse, sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike parashikimi i motit këto ditë do të jetë i volitshëm.

Siç qëndron në kumtesën e Minsitrisë, kërkohet që njësitë e vetëqeverisjes lokale të jenë të përgatitura për uljen e çmimit të biletës së transportit urban apo për sigurim të biletës pa pagesë, që do të ishte nxitje për qytetarët për shfrytëzim të transportit publik urban, si dhe të intensifikohet pastrimi ditor i rrugëve dhe sipërfaqeve të këmbësorëve si dhe të rriten kontrollet inspektuese në ndërtimitari dhe serviset që punojnë me ndryshim të vajrave.

Minsitria i përkujton kompanitë ndërtimore se kanë obligim të përdorin ujë për uljen e pluhurit gjatë aktivitetit ndërtimore dhe obligim që makinat e ndërtimtarisë t'i dërgojnë për punë në ndërtimtari deri në orën 7:30 të mëngjesit.

Njëkohësisht, Inspektorati shtetëror i mjedisit jetësor në pajtim me kompetencat t'i intensifikojë mbikëqyrjet inspektuese ndaj respektimit të dispozitave ligjore dhe nëse konstaton parregullsi gjaët punës nga kompetenca e tyre të ndërmarrë masa adekuate.

Poashtu nga kjo ministry theksojnë se rregullisht dhe në bazë ditore i ndjekin gjendjet të cilat ndikojnë në cilësinë e ajrit dhe shëndetit të qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat