Filip Petrovski me akuza për lojëra të pista ndaj Miskovskit: Ka keqpërdorur resurse të partisë

Maqedonia

Filip Petrovski me akuza për lojëra të pista ndaj Miskovskit: Ka keqpërdorur resurse të partisë

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 20:30
Filip Petrovski

Filip Petrovski nga VMRO-DPMNE e akuzon kundër kandidatin e tij Hristijan Mickovski se ka luajtur lojëra të pista dhe ka kryer opstrukcione me qëllim që të fitojë sa më shumë vota nda delegatët dhe mbështetje nga anëtarët për tu bërë kryetar i ardhshëm i partisë opozitare. Petrovski përves rrjeteve sociale iu drejtuar anëtarëve të VMRO-DPMNE-së dhe tha se delegatët nuk kanë të drejtë të mbështesin ndonjë kandidat i cili paraqitet si person i cili e ka mbështetjen e Gruevskit. Filip Petrovski deklaroi se ai nuk ka kontakte me komitetin komunal dhe se as nuk komunikon me delegatët siç bën kundër kandidati i tij Mickovski i cili gjithashtu e ka përdorur edhe ndërtesën e partisë.

“Pasi që terminët për kongresin e jashtë zakonshëm janë shumë të shkurtër, nuk mu lejua që në mënyrë të drejtë për drejtë të kontaktojmë anëtarët tanë. Unë dëshiroj që të prekë në shpirtin dhe zemrën e të gjithë delegatëve në fakt deri tek të gjithë anëtarët pasi që ata në të vërtetë janë shpirti i VMRO-DPMNE-së. Mendoj se shumë i përdorim vetëm si numër, si diçka që përdoret vetëm kur ka protesta, si makineri partiake e cila përdoret vetëm për raste të caktuara”, tha Filip Petrovski, kandidat për kryetar të VMRO-DPMNE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat