Çka fshihet pas paraljmërimit të konferencës për shtyp të Vesel Mehmedit?

Maqedonia

Çka fshihet pas paraljmërimit të konferencës për shtyp të Vesel Mehmedit?

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 08:23
Sela dhe Memedi

Në një nje takim me bashkëatdhetar shqiptar në Amerikë, lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela kishte deklaruar se ASH tani më ka vetëm dy deputë, sepse Vesel Mehmeti tani më është deputet i BDI-së.

Deputeti Vesel Mehmeti, sot nuk kishte pranuar të japë prononcim në mëdia për deklaratën e Ziadin Selës, ai ka paralajmëruar se nesër do ketë konferëncë për shtyp.

Ky paralajmërim si dukët nuk është i rastit dhe ndërlidhet me lajmin qe sot e plasuan LSDM dhe BDI nëpërmjet burimeve jo zyrtare se nesër do të zgjidhet ministri i ri i shëndetësisë nga rradhët e LSDM dhe përfundimisht mund të vuloset “tradhtia” ndaj ASH dhe Ziadin Selës të cilët dhanë ishin faktor kyç për krijimin e kësaj shumice parlamentare.

Vesel Mehmeti, do e ketë zgjedhur ditën e nesërme, për tu “sqaruar” me opinionin pikërisht duke e dashur ta kamuflojë dhe ta dezorientojë opinionin nga turpi politik i LSDM dhe BDI, për mënyrën që kanë zgjedhur për të demostruar forcë politike ndaj një partneri të koalicionit siç është ASH.

Vesel Mehmedi edhe kësaj rradhe do e bëj agjentin duke dashur të mbulojë turpin e kolegëve të tij dhe të BDI, që do duhet ta votojnë kandidatin e LSDM, të cilët do e bëjnë më dëshirë, mbas shumë deklaratave se nuk do e votonin nje kandidat për ministër nga rradhët e ASH.

Ky është roli i desidentit Vesel Mehmedit, i cili po i kryen gjithmonë me sukses detyrat e dhëna nga LSDM dhe BDI, dhe si rrjedhojë e kësaj ai vazhdon ta mbajë ministrinë e pushtetit Lokal edhe pse zgjedhjet e fundit lokale i mori afro 1.500 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat