Taksistët e Maqedonisë nuk do të duhet më t’a mësojnë anglishten

Maqedonia

Taksistët e Maqedonisë nuk do të duhet më t’a mësojnë anglishten

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Ministria e transportit dhe lidhjeve ka paralajmëruar ndryshimin e Ligjit për transport të udhëtarëve në komunikacion.

Me ndryshimet e ligjit, merren parasysh ankesat e taksistëve të regjistruar që nuk e pranonin dispozitën e ligjit që taksistët të kenë të mësuar gjuhën angleze dhe për të të kenë vërtetim të njohur zyrtar ndërkombëtarisht.

Kompanitë e taksive deri tani e kanë pasur të obliguar që të punësojnë shoferë që e dinë gjuhën angleze, edhe atë me çertifikata të pranuara ndërkombëtarisht. Niveli i njohjes së gjuhës angleze do të duhet të jetë A1 apo A2 sipas CEFR.

Këto ndryshime të Ligjit për transport të udhëtarëve në komunikacion duhet të jenë të miratuara në Qeveri pas festave të fundvitit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat