Siarto ndryshon politikën e Hungarisë ndaj Maqedonisë

Maqedonia

Siarto ndryshon politikën e Hungarisë ndaj Maqedonisë

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 09:48
Peter Siarto

Dihet se më herët në Maqedoni kishte mbështetje të Hungarisë nga kryeministri Viktor Orban ndaj ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Këtë herë, edhe Zoran Zaev ka lidhur aleancë me Hungarinë por në formë të ndihmës që vendi të integrohet në BE dhe NATO.

Nikolla Dimitrov sot zyrtarisht do të pres homologun e tij hungarez Peter Siarto i cili do të diskutojë më zyrtarë shtetëror për përmbushjen e reformave por edhe për prioritetet e dy vendeve.

Siarto përveç se me Dimitrov, do të takohet edhe me zyrtarë tjerë shtetëror.

Ndërkohë Dimitrov dhe Siarto do të nënshkruajnë plane të përbashkëta për vitin 2018 për detyrimet e dy vendeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat