Ministri Ademi për vizitë në BeH

Maqedonia

Ministri Ademi për vizitë në BeH

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 11:07
Edmond Ademi

Ministri përgjegjës për Diasporën, Edmond Ademi me ftesë të Lëvizjes Evropiane të Bosnjës dhe Hercegovinës, do të vizitojë Sarajevën ku do të marrë pjesë në forumin rajonal me temë “Koha është për Evropë” e organizuar nga Lëvizja Evropiane në BeH. Në forum, siç njofton kabineti i tij, Ademi do të mbajë fjalim me temën “Agjenda Evropiane, partneriteti rajonal dhe roli i diasporës në zhvillimin ekonomik”.

Gjatë qëndrimit në Sarajevë, ministri do të mbajë edhe takime zyrtare me ministren për të Drejtat e Njeriut dhe Refugjatët në Qeverinë e Bosnjës dhe Hecegovinës, Semiha Borovac, përfaqësuesin e Lartë të Bosnjës dhe Herzegovinës Valentin Icko dhe ministrin e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisje Lokale në Qeverinë e Republikës së Serbisë. Në forumin rajonal të organizuar nga ana e Lëvizjes Evropiane e BeH ministrit Ademi do t’i ndahet mirënjohje për “Kontributin e shkëlqyeshëm në bashkëpunimin rajonal dhe mirëkuptim ndërmjet kulturave”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat