Osmani: Mbështetja financiare nga Kina është pjesë e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve

Maqedonia

Osmani: Mbështetja financiare nga Kina është pjesë e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 12:11
Bujar Osmani dhe Jin Liksian

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, dhe Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës, Jin Liksian, sot nënshkruan Marrëveshje për bashkëpunim ekonomik dhe teknik për sigurimin e grant ndihmës mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Popullore të Kinës, me të cilën do të sigurohen mjete të pakthyeshme financiare nga Qeveria Kineze për mbështetjen e projekteve në Republikën e Maqedonisë, në vlerë prej 20 milion juan, apo rreth 2,5 milion eurosh.

“Përmes këtij bashkëpunimi, jo vetëm që mbështeten qëllimet zhvillimore të vendit tonë, por avancohet edhe bashkëpunimi i përgjithshëm mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Popullore të Kinës, që është një segment i rëndësishëm për zhvillimin e marrëdhënieve tona të ndërsjella” – theksoi Osmani gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes me ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, Jin Liksian.

Gjatë viteve të kaluara, bashkëpunimi projektues me Republikën Popullore të Kinës ishte drejtuar kah disa sfera prioritare: arsim, shëndetësi, lidhje rrjetore, por pjesa më e madhe projekteve të financuara ishin në sektorin e arsimit.  Zëvendëskryeministri Osmani theksoi se sipas marrëveshjeve paraprake, në realizim e sipër janë dy projekte, edhe atë: ndërtimi i sallës së sporteve në shkollën fillore Rajko Zhinzifov, si dhe projekt për ndihmë teknike në arsim, respektivisht sjellja e arsimit elektronik. “Finalizimi i këtyre dy projekteve pritet të realizohet deri kah mesi vitit të ardhëm, që pastaj, të fillojmë me zbatimin e projekteve të reja të financuara në kuadër të Marrëveshjes të cilën sot do ta nënshkruajmë.”- theksoi Osmani.

Në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes Zëvendëskryeministri Osmani theksoi mirënjohje të hapur për mbështetjen shumëvjeçare të përgjithshme nga Republika Popullore e Kinës për Republikën e Maqedonisë, për të cilën shprehi bindjen se në të ardhmen do të jetë e thelluar dhe e avancuar edhe më tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat