Maqedoni, ndërroi jetë Stamen Filipov: shkatërruesi i ligjeve të këqija

Maqedonia

Maqedoni, ndërroi jetë Stamen Filipov: shkatërruesi i ligjeve të këqija

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 12:17
Stamen Filipov

Stamen Filipov, i njohur si juristi i cili ngriti më së shumti iniciativa në Gjykatën Kushtetuese në Republikën e Maqedonisë, ka ndërruar jetë në moshën 74 vjeçare, njofton Portalb.mk.

Filipov parashtroi 1.200 ankesa për vlerësim të dispozitave ligjore dhe vendimeve të ndryshme, ku 308 prej tyre i kanë pranuar.

Filipov ndër të tjerash kundërshtoi ligjin për lustrim dhe ligjin për ndryshime të tatimit të vlerës së shtuar (TVSH). Si jurist, Filipov u pensionua nga Armata e Republikës së Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat