Gruevski: PSP-ja vet e pranoi se materialet e përgjuara mund edhe të montohen

Maqedonia

Gruevski: PSP-ja vet e pranoi se materialet e përgjuara mund edhe të montohen

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 17:24
Nikola Gruevski

Sot janë anuluar gjykimet për provizionet eventuale për autostradat dhe për shuplakat e porositura në Qendër. Në të dy rastet e Speciales, akuzohet ish kryeministri Gruevski.

Seanca e parë për rastin “Trajektorja” ishte caktuar për më orën 9 e 45 minuta ndërsa kreu opozitar erdhi me vonesë prej 15 minutave. Krahas Gruevskit, në gjykatë u paraqitën edhe ish bashkëpunëtorët e tij, Vladimir Peshevski, Mile Janakieski dhe Lupço Georgievski. Para se të merret vendimi se gjykimi do të anulohet për më 26 dhjetor, Specialja deklaroi se për këtë rast posedojnë 315 përgjime dhe porosi SMS. Avokatët i kërkuan dëshmitë në fjalë, por PSP nuk u pajtua t’i ndajë me të tjerët për shkak të dyshimit se mund të ndryshohen apo manipulohen. Gruevski reagoi pikërisht për këtë.

"Kishte një moment tronditës do të thosha, ku vet prokurorja publikisht tha se bisedat audio, bisedat e sajuara, ka mundësi të manipulohen dhe të kontaminohen gjegjësisht siç tha vet ajo, nëse më kujtohet mirë, se mund të hiqen pjesë të caktuara. Ky është një detaj interesant që ajo vet e tha sot dhe që i konfirmon dyshimet e mëhershme" – deklaroi Nikola Gruevski, ish kryeministër

Paraprakisht nga Prokuroria Speciale njoftuan se Gruevski dhe të tjerët nuk kanë dashur t’i dëgjojnë këto biseda të incizuara. Pasi lënda “Trajektorja” u anulua që të fillojnë gjykimi tjetër i Gruevskit për shuplakat e porositura në Qendër, edhe kjo e fundit u anulua. Në sallë kishte luftë për kamera pasi të akuzuarit në lëndët e Speciales kërkonin seancat të incizohen. Dhuna në Qendër nuk ishte prioritet dhe kamerat u shfrytëzuan për rast tjetër. Ish kryetari i Qendrës, Andrej Zhernovski shpresoj që Gruevskit të gjykohet.

"Ata që janë besimtarë të vërtetë nuk porositin dhunë dhe shuplaka. Për këtë ndodhi Nikola Gruevski në Shën Nikollë të ketë dy gjykime" – tha Andrej Zhernovski, ish kryetari i komunës Qendër.

Gruevski në rastin “Trajektorja” akuzohet për pranim të shpërblimit gjatë realizimit të akseve Milladinovc- Shtip dhe Kërçovë- Ohër ndërsa në rastin e dytë me shuplakat akuzohet për nxitje dhune. Në këtë rast, dy nga 14 të akuzuarit, pranuan fajin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat