Maqedonia pret vendimin e Gjykatës së Selanikut për ekstradimin, ose jo, të Grujoskit dhe Boshkovskit

Maqedonia

Maqedonia pret vendimin e Gjykatës së Selanikut për ekstradimin, ose jo, të Grujoskit dhe Boshkovskit

Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 09:10
Grujoski dhe Boshkovski, akuzohen për prishje të aparaturës së përgjimeve

Gjyqësia në Maqedoni është në pritje të vendimit të Gjykatës së Selanikut, nëse do t’i ekstradoj dy të kërkuarit, Goran Grujoski dhe Nikolla Boshkovski, në Maqedoni.

Seanca është paraparë të filloj në ora 10:00, me orën greke, ndërkaq do të shqyrtohen dokumente të palës mbrojtëse e cila thotë se ekstradimi nuk ka bazë.

Përndryshe, Grujoski që është ish-shef i Drejtorisë së Pestë të DSK-së, si edhe Nikolla Boshkovski, akuzohen për prishje të aparaturës së përgjimeve. PSP-ja këkroi paraburgosjen e tyre, por ata arritën të ikin nga Maqedonia.

Gjatë tentimit për t’u larguar për në Turqi, përmes Selanikut, të dy u kapën me pasaporta të rremë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat