Ndihmë e re nga Gjermania për Maqedoninë

Maqedonia

Ndihmë e re nga Gjermania për Maqedoninë

Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 11:28
Ilustrim

Qeveritë e Republikës së Maqedonisë dhe të Republikës Federale të Gjermanisë sot do të nënshkruajnë Marrëveshje për bashkëpunim financiar për vitin 2017, e cila përfshin realizimin e dy projekteve kyçe. 

Siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar, bëhet fjalë për Programin për ujitjen e luginës jugore të lumit Vadrar – faza 2 dhe Programi për ujësjellës dhe kanalizim – faza 2, marrëveshjet për financimin e të cilëve gjithashtu do të nënshkruhen sot. 

Me nënshkrimin e marrëveshjes, Qeveria gjermane përmes bankës KFV ndan nëntë milionë euro mjete të pakthyeshme për realizimin e të dy programeve të rëndësishme zhvillimore për Republikën e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat