Xhaferi: Kuvendi vazhdon punën edhe pa pjesëmarrjen e opozitës

Maqedonia

Xhaferi: Kuvendi vazhdon punën edhe pa pjesëmarrjen e opozitës

Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 21:39
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka deklaruar se vendim përfundimtar nga ana e deputetëve të OBRM-PDUKM-së për bojkotim ose jo të Kuvendit pritet të vendoset pas 23 dhjetorit, pas kongresit të kësaj partie. Megjithatë, ai shtoi se Kuvendi mund të vazhdojë të punojë normalisht edhe pa pjesëmarrjen e opozitës, sepse në Kuvend ka një shumicë parlamentare.

“Për shkaqe që kanë të bëjnë edhe me përfshirjen e deputetëve në procesin gjyqësor për 27 prillin, është vetëm se një solidarizim i tyre për rastin e privimit nga liria, gjegjësisht paraburgimit të deputetëve të opozitës por nuk ka të bëjë me vendim konkret të opozitës për bojkotim. Puna e Kuvendit do të vazhdojë në formën legjitime, për faktin se ka shumicë të duhur. Ne e kemi lënë që pjesa e ligjeve që nevojitet pjesëmarrja e opozitës për miratim, të vazhdojë pas 23 dhjetorit duke u referuar vendimeve të mundshme të kongresit të parakohshëm dhe pritjes së vendimit përfundimtar politik të tyre për punën në parlament”, deklaroi Xhaferi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat