Maqedoni, mbi 3300 kandidatë për policë të rinj

Maqedonia

Maqedoni, mbi 3300 kandidatë për policë të rinj

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 15:58
Policia maqedonase

Mbi 3300 kandidatë janë paraqitur në konkursin e fundit për pranim si policë të rinjë në Maqedoni.

Sot u kryen kontrolle fizike të aftësive të kandidatëve, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Ai tha se nuk do të ketë nepotizëm në pranimin e policëve të rinj.

“Me ndërtim të vazhdueshëm të procesit edukativ të kandidatëve dhe përmirësimit të kushteve në Qendrën për trajnim, do të forcohet kapaciteti i Policisë në Maqedoni”, tha Spasovski.

Konkursi është hapur më 4 gusht të këtij viti dhe duhet të pranohen 500 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat