Publikohet paga mesatare për muajin tetor në Maqedoni

Maqedonia

Publikohet paga mesatare për muajin tetor në Maqedoni

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 13:44
Ilustrim

Paga mesatare neto në muajin tetor në Maqedoni ka arritur deri 23.356 denarë dhe është rritur për katër për qind në krahasim me tetorin e vitit të kaluar, njoftoi Enti Shtetëror për Statistika.

Sipas të dhënave të publikuara, rritje të pagës neto ka në sektorët e artit, zbavitjes dhe rekreacionit, xehtari dhe nxjerrjen e gurrit dhe industrinë e përpunuar.

Në krahasim me muajin shtator rritje të pagës neto është shënuar në sektorin e minierës dhe nxjerrjes së gurrit, transportit dhe furnizimit me ujë, largimit të mbeturinave nga uji dhe menaxhimit me mbeturinat.

Paga mesatare bruto në muajin tetor ka arritur 34.266 denarë dhe është rritur për 3.8 për qind në krahasim me tetorin e muajit të kaluar.

Në muajin tetor të këtij viti, 1.6 për qind e të punësuarve nuk kanë marrë rroga./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat