Gjykata nuk dëshiron që të gjykohet Mijallkovi në lëndën ”Tortura”

Maqedonia

Gjykata nuk dëshiron që të gjykohet Mijallkovi në lëndën ”Tortura”

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 16:01
Sasho Mijallkov

Gjykate penale e Shkupit ka sjellë vendim që të mos përfshihet Sasho Mijallkov në hetime për lëndën ”Tortura”, që ka të bëjë me arrestimin e Ljube Boshkoskit, ish-ministër i Punëve të Brendshme.

Sipas Alsat-M, gjykata lejon që pjesëtarët e njësisë Alfa të gjykohen, por Mijallkovi jo, dhe ky vendim është i papranueshëm për PSP-në të cilët kanë paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit.

Ky është rasti i dytë që akuza e PSP-së të pranohet pjesërisht. Më herët në ”Titanik 2” kur gjithashtu u soll një vendim i pjesërishëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat