Spiunët maqedonas gjykohen më 5 janar

Maqedonia

Spiunët maqedonas gjykohen më 5 janar

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 17:17
Ilustrim

Vendimi për ekstradimin e dy të kërkuarve të PSP-së, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkoski, u shty edhe kësaj radhe. Alsat-M bën të ditur se vendimi për shtyrjen u soll pas gjetjes së përkthyesit, që në këtë rast ishte një bullgar, sepse nuk arritën të gjejnë përkthyes greqisht-maqedonisht. Vendimi është shty për më 5 janar me arsyetimin se të akuzuarit nuk e kanë kuptuar mirë përkthyesin. Grujevski dhe Boshkovski janë dy emra që kanë punuar në Policinë e Maqedonisë dhe se ndaj tyre kanë nisur hetimi. Kjo për shkak se janë të dyshuar se kanë shkatërruar prova  në përgjimet. Pikërisht në përgjime ata si persona që kanë punuar në polici kanë shkatërruar pajisje, është thënë në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat