Arrestohen 25 shitës rrugorë të drogës dhe persona të kërkuar për krime

Maqedonia

Arrestohen 25 shitës rrugorë të drogës dhe persona të kërkuar për krime

Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Këtë mëngjes Departamenti i policisë kriminalistike në bashkëpunim me Sektorët për punë të brendshme pas urdhërave të siguruara paraprakisht për bastisje nga gjykatës i procesit të mëparshëm gjyqësor nga gjykata përkatëse, për shkak të gjetjes së mjeteve që rrjedhin dhe janë të dedikuar oër kryerjen e veprave penale nga fusha e tregtisë të palejuar me drogë dhe armë, si dhe veprave joligjore në lidhje me pronat, kreu bastisje te personat te të cilët ekziston dyshimi se merren me shitje të drogës në rrugë.

Në 25 vende janë gjetur mjete të cilat rrjedhin dhe janë të dedikuara për kryerjen e veprave penale dhe janë arrestuar 25 persona. Janë konfiskuar 49 pako heroinë, rreth 1,8 kg marihuanë, tableta ekstazë, një pako amfetaminë dhe një pako hashash. Janë gjetur dhe konfiskuar edhe tetë armë dhe 28 plumba. Është konfiskuar edhe një kompjuter dhe 324 kartela megnetike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat