SPB e Tetovë, padi për 4 persona për organizim të lojërave të fatit pa licencë

Maqedonia

SPB e Tetovë, padi për 4 persona për organizim të lojërave të fatit pa licencë

Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 16:43
Ilustrim

Departamenti për parandalimin e krimit të organizuar pranë MPB-së ka ngritur katër padi penale deri te PTHP Tetovë dhe PTHP Gostivar, kundër personave A.H. (55) nga Tetova dhe D.M (32) nga fshati Kamjan i Tetovës, A.Ç. (49) nga Gostivari dhe A.L (48) nga Tetova për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepër penale “organizim të lojërave të fatit pa licencë, gjegjësisht leje nga organi përkatës” sipas nenit 156, pikës 3 të Ligjit për lojërat e fatit.

Pas planit të përgatitur operativ, nëpunës të MPB-së dhe ekipe të DAP-it kanë kryer bastisje në më shumë bastore sportive në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, ku DAP ka konstatuar se të denoncuarit kanë organizuar lojëra të fatit pa ndërmarrje të regjistruar dhe pa leje në hapësirat në të cilat kanë kryer atë veprimtari.

Nga ana e MPB-së përkohësisht janë konfiskuar edhe mjete nga të denoncuarit: mjete financiare(mbi 50.000 denarë), dokumentacion(fletushka për pagesë, buletinë për lojëra fati dhe të tjera), si dhe 19 televizorë, 13 monitorë për kompjutorë, 11 kuti të kompjuterëve personalë, gjashtë aparate për tiketa, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat