VMRO-DPMNE me kryesi të re, a do të ketë edhe qasje politike të re?

Maqedonia

VMRO-DPMNE me kryesi të re, a do të ketë edhe qasje politike të re?

Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 20:45
VMRO-DPMNE

Pasi që disa anëtarë të partisë porositën se nuk do të marrin pjesë në kongresin e 16 të VMRO-DPMNE-së, në Vallandovë, qëndrim të njëjtë kanë edhe disa grupe ose më mirë thënë fraksione brenda-partiake. Goce Stojanovski nga Unioni i veteranëve të VMRO-DPMNE-së, thotë se kanë kërkuar nga kryesia më e lartë që të organizohet kongres i ri me formim paraprak të trupit koordinues të të gjitha asociacioneve që kanë dalë nga partia.

“Mickovski do të instalohet për kryetar të VMRO-DPMNE-së. Ne kërkuam nga ata që të ndryshohet statuti, të lëshohet Komiteti Ekzekutiv dhe ai Qendror. Të formojmë një trup koordinues nga të gjitha asociacionet e dala nga VMRO-DPMNE-ja dhe të organizojmë kongres të ri demokratik. Atëherë Mickovski mund të kandidohet dhe nëse mendon se do ta fitojë mbështetjen e partisë, atëherë mund të fitojë”, tha Stojanovski.

Samoil Mallçevski, nga Forumi i patriotëve mendje lirë, grupi i parë i cili iu kundërshtua kryesisë aktuale të partisë, thotë se interesi personal i individëve e ka shkatërruar VMRO-DPMNE-në.

“Interesi e ka shkatërruar partinë. Personat që gjatë këtyre ditëve janë paraqitur dhe publikisht kanë folur se kongresi po mbahet në rrethana të çuditshme, siç duket interesi tyre nuk përputhet me atë të kryesisë. Tashmë shohim ndarje në disa grupe të ndryshme”, u shpreh Malçevski.

Vane Cvetanovski, ish-anëtari i Komitetit qendror të kësaj partie, pajtohet se me këtë konstatim dhe thotë se kur ka qenë drejtor i Drejtorisë për parandalimin e larjes së parave, vazhdimisht ka theksuar se bëhet kriminalitet nga ana e personave që janë në krye të partisë.

“Unë bërtisja nga viti 2008 deri në vitin 2010 si drejtor i Drejtorisë për parandalimin e larjes së parave. Nuk ka pasur derë në të cilën nuk kam trokitur, nuk ka kund ku nuk kam thënë se po bëhet krim serioz nga ana e disa personave të pushtetit. Jam munduar gjë një gjë të tillë t′ia them edhe vetë Nikolla Gruevskit, duke mos qenë i vetvetishëm se ai është në krye të piramidës”, tha Cvetanov.

Për analistin Petar Arsovski tani është koha e duhur për ri-brendim të VMRO-DPMNE-së.

“Nevoja për ri – brendimin e VMRO-DPMNE-së është më se e qartë. Ju e quani demokratizim dhe lindje e ideologjisë së sinqertë, pajtohem. Në mënyrë thelbësore nevojitet ri-brendim. VMRO-DPMNE-ja gjendet në pikën më të ulët deri më tani”, tha Arsovski.

Mysafirët e emisionit debativ Klik Plus, përveç asaj që debatuan për punën e partisë gjatë kohës së qeverisjes së Nikolla Gruevskit, porositën se në qoftë se kjo parti dëshiron që ta kthej pushtetin, duhet të bëj ndryshime themelore brenda-partiake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat