Zaev dhe Sela nuk u dakorduan, emrat për ministra nesër në Kuvend

Maqedonia

Zaev dhe Sela nuk u dakorduan, emrat për ministra nesër në Kuvend

Më: 24 dhjetor 2017 Në ora: 10:20
Zoran Zaev dhe Ziadin Sela

Thuajse tre muaj pas zgjedhjeve lokale, pas të cilave mbetën të zbrazëta disa poste ministrore në Qeverinë e Zoran Zaev, por edhe pas paralajmërimeve disa javore pikërisht nga kryeministri se shumë shpejt do të ketv plotësim të eshalonit të parë dhe të dytë të pushtetit ekzekutiv, disa nga ato vende “të lira” ende qëndrojnë ashtu.

Tre muaj Ministria e Shëndetësisë është pa ministër, si dhe dy ministri pa resor dhe një post i zëvendës ministrit.

Kryeministri Zaev për media maqedonase deklaroi se propozimet për vendet e zbrazëta ministrore janë tanimë të dërguara në Kuvend dhe propozimi i ASH-së për ministër të shëndetësisë qenka i papranueshëm.

Për emrin e propozuar për ministër të shëndetësisë, Venko Filipçe, kryeministri Zaev tha se bëhet fjalë për person që do t’i zbatojë reformat në shëndetësi.

Para disa ditësh, në takimin e shumë pritur me kryeministrin Zaev, kreu i ASH, Ziadin Sela nuk e pranoi vendin e zv.kryeministrit për reforma në Qeveri në shkëmbim të Ministrisë për shëndetësi, duke shtuar se mbeten në qëndrimin e tyre për mbajtur dikasterin e shëndetësisë por nuk qartësoi nëse do të dalin ose mbeten pjesë e Qeverisë së Maqedonisë.

Këshilli qendror i Aleancës për Shqiptarët sot në Gostivar në një mbledhje të rregullt në të cilin do të shqyrtohen pozitat e partisë dhe përgatitjet për Kongresin e partisë, si dhe do të vendoset për atë nëse ASH mbetet ose jo pjesë e Qeverisë.

Nga BDi deklaruan se propozimi i tyre për zv.ministër të arsimit është Arbër Ademi dhe theksuan se “gjendja është e zgjidhur dhe se shumica parlamentare është stabile me ose pa partinë e Selës”.

Ali Ahmeti, në intervistë për Tv21 e quajti Aleancën për Shqiptarët parti joserioze që ka vetëm dy deputetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat