As përmbaruesit, as qytetarët nuk mund të jenë mbi Ligjin në Maqedoni

Maqedonia

As përmbaruesit, as qytetarët nuk mund të jenë mbi Ligjin në Maqedoni

Më: 25 dhjetor 2017 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Kanë kaluar një muaj nga iniciativa e disa organizatave jo qeveritare për grumbullimin e nënshkrimeve kundër përmbaruesve, mirëpo as nga Organizata “No pasaran”, as nga Konfederata e organizatave sindikale deri më sot nuk kanë dalë me të dhëna se sa nënshkrime janë grumbulluar apo se cilit institucion përkatës i kanë dërguar nënshkrimet e mbledhura dhe se kujt ia kanë dërguara nënshkrimet. Jo zyrtarisht thuhet se nën moton “Stop për përmbaruesit”, janë grumbulluar vetëm 1300 nënshkrime. Ndërkaq, në anën tjetër Oda e Përmbaruesve të Maqedonisë, iniciativën për mbledhjen e nënshkrimeve kundër punës së përmbaruesve apo mënyrës se si po zhvillohet kjo iniciativë e vlerëson si përpjekje të disa organizatave qytetare për të njollosur profesionin e përmbaruesve dhe se për këtë opinioni ka të drejtë të njoftohet për punën dhe funksionimin e përmbaruesve gjatë këtyre 12 viteve. “Vlerësojmë se iniciativa qytetare ‘Stop Përmbaruesve “, pas të cilës qëndrojnë Konfederata e organizatave sindikale, Shoqata “No Pasran” po njollosë krenarinë jo vetëm të përmbaruesve, por njëherit po nxit padëgjueshmëri te qytetarët për të mos respektuar sistemin juridik në Maqedoni”, thotë Zoran Dimov, kryetar i Odës së Përmbaruesve të Maqedonisë.

Iniciativa të këtilla që nxisin organizatat jo qeveritare, Dimov thotë se mund të sjellin pasoja negative për të gjithë qytetarët si dhe disbalancim të sistemi shoqëroro ekonomik. “Iniciativa gjithashtu paraqet ofendim për të gjithë ata qytetarë, që me rregull paguajnë borxhet e mbetura, e ne veçanti ata qytetarë që kanë gjendje të rendë sociale, të cilët i respektojnë ligjet. Mos të harrojmë se as përmbaruesit, por as qytetarët nuk mund të jenë mbi ligjin. Përmbaruesit nuk ndikojnë në situatën shoqërore ekonomike të vendit. Përmbaruesit nuk sjellin vendime për përmbarim, por se përmbaruesit vetëm zbatojnë këto vendime”, thotë Dimov.

Kryetari Dimov shton se përmbaruesit punojnë sipas ligjit, i cili u miratua në vitin 2005 dhe ligji i ri u soll për shkak të rezultateve negative sa i përket realizmit të lëndëve përmbaruese nga ana e përmbaruesve që punonin në gjykata. “Me këtë ligj reformues u anulua sistemi gjyqësor për përmbarim dhe u vendos profesioni i ri Instituti për përmbarim. Pra tani kemi përmbarues privat që kryejnë përgjegjësi publike dhe emërohen nga Ministria e Drejtësisë në pajtim me Ligjin për përmbarim, me qëllim të realizimit më efikas të lëndëve për përmbarim”, thotë Dimov. Ndërsa sa i përket se si zbatohet Ligji për përmbarim dhe si punojnë përmbaruesit, Dimov thotë se Oda e përmbaruesve çdo muaj i dorëzon raport Ministrisë së Drejtësisë. “Zbatimi i ligjit për përmbarim dhe puna e përmbaruesve në vazhdimësi monitorohet përmes raporteve mujore që oda ia dërgon Ministrisë së Drejtësisë. Përmbaruesit janë pjesë e sistemit juridik të Republikë së Maqedonisë, sepse punojnë në pajtim me Ligjin për përmbarim. Puna e tyre është që të realizojnë dhe të paguajnë vendimet e gjykatave për përmbarim, të sjella nga proceset gjyqësore dhe akteve notere. Gjithashtu, nëse borxhliu është i pakënaqur me vendimin e përmbaruesit, ata kanë të drejtën e plotë të ankohen deri të Gjykatat Themelore, sepse Ligji ofron mbrojtje juridike për të gjithë palët. Përveç kësaj, nëse qytetarët nuk janë të kënaqur me vendimet e përmbaruesve, ata kanë të drejtë të ankohet edhe te organet tjera shtetërore përkatëse”, thotë Dimov.

Kryetari i Odës së Përmbaruesve, Zoran Dimov, për fund thekson se Oda e përmbaruesve dhe përmbaruesit gjithmonë janë të hapur për dialog dhe diskutime me palët, të cilët janë në proces të përmbarimit dhe se Oda e përmbaruesve deri më tani ka realizuar takime të shumta më të gjithë palët që shprehin pakënaqësi ndaj lëndëve të përmbaruesve dhe se kjo praktikë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat