Zaev i dëshiroi fat Miskovskit: Pres kthimin e VMRO-DPMNE-së në Kuvend

Maqedonia

Zaev i dëshiroi fat Miskovskit: Pres kthimin e VMRO-DPMNE-së në Kuvend

Më: 25 dhjetor 2017 Në ora: 12:20
Zoran Zaev

Lideri i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë i ka dëshiruar fat liderit të ri të partisë oponente të tij, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski. Momentin e përzgjedhjes së Mickovskit në krye të VMRO-DPMNE-së Zaev e sheh si moment të kthesës kritike opozitare.

“Pres konstruktivitet në Kuvend dhe një kthesë kritike të opozitës. Mundem vetëm t’i uroj fat kryetarit të ri të VMRO-DPMNE-së që të gjithë së bashku t’ia mendojmë të mirën Republikës së Maqedonisë”, tha Zaev.

Zaev gjithashtu shprehu se pret kthimin e deputetëve të VMRO-DPMNE-së në Kuvendin e Maqedonisë.

“Pjesëmarrja e opozitës është e patjetërsueshme që të kemi procese normale dhe demokratike. Jam i bindur se opozita duhet të jetë pjesë e rëndësishme e asaj që do të thotë proces reformues, por edhe i gjithë asaj që do të thotë perspektivë e mirë e Republikës së Maqedonisë”, tha Zaev.

Përndryshe, deputetët e VMRO-DPMNE-së ka njëzet ditë që kanë filluar të bojkotojnë punën e Kuvendit të Maqedonisë, duke mos marrë pjesë në debatet plenare dhe në diskutimet e komisioneve kuvendore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat