Kuvendi anulon seancat e caktuara për sot

Maqedonia

Kuvendi anulon seancat e caktuara për sot

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 11:28
Kuvendi

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot ka anuluar vazhdimin e seancave të caktuara.

Sipas shërbimit për informim të institucionit legjislativ, seancat shtyhen në afat të pacaktuar, përveç njërës që do të zhvillohet nesër ku në rend dite do të jenë ligjet reformuese në drejtësi.Bëhet fjalë për anulimin e pesë seancave: 11, 12, 13, 15 dhe 22. 

Kjo e fundit vazhdon nesër pas seancës për pyetjet e deputetëve.Arsyet e anulimit të seancave nuk jepen, por shumica e pikave të rendit të ditës nga këto seanca janë ose propozime të opozitës ose nevojitet propozim i opozitës siç është propozim-vendimi për nënkryetarët e kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat