Së shpejti dorëhiqen zyrtarët e Aleancës për Shqiptarët

Maqedonia

Së shpejti dorëhiqen zyrtarët e Aleancës për Shqiptarët

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 17:16
Ziadin Sela

Funksionarët e Aleancës për Shqiptarët do të dorëhiqen në mënyrë të sinkronizuar, pak ditë pas votimit të ministrit të Shëndetësisë nga radhët e LSDM-së, dikaster të cilin deri para zgjedhjeve lokale e drejtonte Aben Taravari i Aleancës për Shqiptarët.

Të pyetur nga Alsat M, zëvendësministrat, sekretari shtetëror në ministrin e Drejtësisë dhe drejtorët e këtij subjekti të emëruar nëpër organe shtetërore, thanë se dorëheqjet do t’i ofrojnë bashkërisht në të njëjtën ditë.

Kryeministri Zoran Zaev njofton se shkarkimin e tyre do ta propozojë në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Maqedonisë.

Në këmbim të ministrit të Shëndetësisë, Zaev i ofroi subjektit të Selës zv/kryeministrin për zbatimin e reformave, por i pari i Aleancës këtë organ e kryqëzoi si zëvendëskryeministri për byrek dhe për të njëjtën tha se duhet ta udhëheq BDI-ja.

Pas vendimit për të dalë nga qeveria, Sela tha se do të mbështesin ligjet dhe reformat e nevojshme për në BE.

Ai tha se Qeveria LSDM-BDI është shndërruar në ”lavatriçe për pastrimin e krimeve dhe aferave korruptive të funksionarëve aktualë”.

Dy numrat e Aleancës për Shqiptarët shumica i zëvendësoi me votat e deputetëve Çedomir Sazdovski dhe Amdi Bajram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat