Sela: Kishte komplot kundër meje, Ahmeti dhe Zaev dëshironin eliminimin tim politik

Maqedonia

Sela: Kishte komplot kundër meje, Ahmeti dhe Zaev dëshironin eliminimin tim politik

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 23:02
Ziadin Sela

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, ka folur rreth zhvillimeve të fundit politike dhe prishjen e koalicionit dhe marrëveshjen me kryeministrin Zoran Zaev.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, duke folur për marrëdhëniet politike me kreun e BDI-së, Ali Ahmetin tha se pasi që nuk ka patur sukses eliminimi fizik i tij në ngjarjet e 27 prillit, ai dhe kreu i LSDM-së, Zoran Zaev janë munduar me loja të ulta të bëjnë eliminimin politik tëtij, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Fushatë kundër meje Ali Ahmeti ka bërë edhe gjatë kohës së zgjedhjeve lokale, tani për eliminim politik të Ziadin Selës, sepse nuk arritën eliminim fizik, pra ky është një komplot kundër meje, për të mbetur Ziadin Sela pa asnjë peshë politike, duke i humbur të gjitha komunat ku garon.”, tha Sela ka thënë Click Plus.

Duke u përgjigjur pyetjes së gazetarit në lidhje me rezultatet e dobëta të ASH-së në zgjedhjet lokale dhe në lidhje me humbjen e tij personale për mandat të dytë në komunën e Strugës, Sela tha: “Ne fituam zgjedhjet, por humbëm komunat, sepse ASH është subjekti i vetëm shqiptar që ka rritje në numrin e votave dhe kjo dëshmon se janë bërë loja të ulta duke bërë çmos për të manipuluar rezultatet zgjedhore, sepse kandidati i BDI-së ka qenë i treti në rrethin e parë zgjedhor, e jo i dyti.”

Duke folur për rastin e fletë arrestin për të punësuarin në sigurinë e Kuvendit, Fetah Alimi që konsiderohet si personi që ndihmoi Selën në momentet më të vështira më 27 prill, Sela tha se Qeveria tërë kohën e ka gojën plotë për rastet e montuara por kam frikë se rasti i Fetah Alimit është rast i montuar politik për të krijuar opinionin se Ziadin Sela nuk e ndihmon atë.

Sela gjithashtu apostrofoi PDSH se pret pas derës që të futet në Qeveri. “Problemi kryesor në politikë bërjen shqiptare është mungesa e urës së komunikimit brenda faktorit politik shqiptar,  derisa njëra parti është në pushtet, tjetra pret e gatshme për hyrje dhe fitues kryesor të kësaj mënyre të veprimit kanë qenë partitë politike maqedonase, e veçanërisht partia e Nikolla Gruevskit”

Kryetari i ASH-së tha se partia e tij forcohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat