Kushtetuesja do të shqyrtoj nismën rreth pagave të nënkryetarve të Qeverisë së Maqedonisë

Maqedonia

Kushtetuesja do të shqyrtoj nismën rreth pagave të nënkryetarve të Qeverisë së Maqedonisë

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 08:09
Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese do të procedoj vlerësimin e kushtetueshmërisë së nenit 14 në pjesën: ”nënkryetar i Qevevrisë”, nga Ligji për pagesa dhe kompenzime tjera të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë dhe personat tjerë të zgjedhur dhe emëruar.

Sipas EMagazin, nisma është dorëzuar nga partia politike ”E Majta” për vlerësimin e dispozitës së Ligjit të përshkruar në pikën 1 të këtij vendimi.

Me këtë nismë kërkohet ndryshimi i ligjit, për shkak të një dispozite kundërkushtetuese që përmban si edhe barazon koeficientin e rrogave dhe kompenzimeve për nënkryetarët e Qeverisë me ministrat tjerë në Qeveri, si zgjidhje e vetme ligjore sipas Kushtetutës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat