Dehari viziton fëmijët me nevoja të posaçme për festat e fund vitit

Maqedonia

Dehari viziton fëmijët me nevoja të posaçme për festat e fund vitit

Më: 30 dhjetor 2017 Në ora: 22:13
Kryetari i Komunës se Kërçovës, Fatmir Dehari

Kryetari i Komunës se Kërçovës, Fatmir Dehari ka vizituar qendrën ditore me rastin e festave të fund vitit dhe ka takuar fëmijët e qendrës.

“Nuk ka gjë më të bukur se të kesh zemër të gjerë dhe të madhe, e cila i nxë të gjithë. Një zemër e tillë, kudo që të ndodhet mendon si t’u falë gëzim dhe lumturi të tjerëve.

Ajo mendon për një nënë me jetimë, për një nevojtar si ta ndihmojë, për një të moshuar të braktisur, për jetimët në jetimore, për një person me aftësi të kufizuara, për një person me nevoja të posaçme.

Faleminderit për zemërgjerësinë e Kryetarit të Komunës së Kërçovës Fatmir Deharit dhe Këshillit Komunal” , është ky falënderimi nga Ardita Dani, Him Koça dhe Ardian Musliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat