Policia shton masat e sigurisë

Maqedonia

Policia shton masat e sigurisë

Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 15:42
Ilustrim

Ekspertët rekomandojnë që policia të rrisë masat e sigurisë gjatë festave. Sipas tyre, kontrollet rutinë, alkool testet dhe ngritja e vetëdijes përmes apeleve do të krijojnë kushte për atmosferë festive. Ish eprori i policisë Ljubomir Gjurçeski vlerëson se policia duhet të merr masa parandaluese.

I bëj thirrje policisë që të jetë rigoroze ndaj të gjithë kundërvajtësve që do të përdorimin mjete piroteknike dhe armë zjarri. Kjo është pjesa e rendit dhe qetësisë publike, ndërsa sa i përket komunikacionit i lutem qytetarëve që gjatë kohës së festave të fundvitit të distancohen nga veprimet si vozitja nën ndikimin e alkoolit dhe materiet tjera, t’i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të përshtatin shpejtësinë gjatë vozitjes – tha Ljubomir Gjurçeski, Ish epror i policisë.

Duke komentuar shitjen e mjeteve piroteknike, Gjurçeski vlerëson se policia ka dështuar në parandalimin e tyre për të arritur deri në treg.

Diçka diku fshihet. Pse e them? Sepse në Maqedoni nuk prodhohen mjete piroteknike, pra nënkupton që ato mjete në Maqedoni importohen në mënyrë jo legale. Sipas meje, me këtë importuesit i shmangen vendkalimeve kufitare, pasi policia dhe dogana duhet të parandalojnë importimin e mjeteve piroteknike – deklaroi Ljubomir Gjurçeski, Ish epror i policisë.

Në mëngjes, policia morri aksion për konfiskimin e mjeteve piroteknike. Nëpër rrugët e qytetit, shitësit vëreheshin gjithandej, ndërsa ofertat vinin edhe nëpër udhëkryqe. Në kuadër të masave festive, gjatë natës së ndërrimit të moteve, përveç policisë do të punojnë edhe qendrat emergjente dhe zjarrfikësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat