Filipçe: Rritje e dyfishtë e pagave për kujdestari të mjekëve dhe infermiereve

Maqedonia

Filipçe: Rritje e dyfishtë e pagave për kujdestari të mjekëve dhe infermiereve

Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 16:02
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili sot ka vizituar Klinikën e Shtipit ka thënë se me pagesën e pagave të muajit mars do të ketë rritje të pagesave për kujdestari, duke shtuar se rritja nuk do të përfshijë vetëm mjekët, por edhe infermieret.

“Është shumë domethënëse kjo rritje, diku 100 për qind, ende përpunohen analizat e sakta që të vlerësojmë se kur mund të fillojë kjo, por, me siguri rritja e shumës për kujdestarinë do të fillojë me pagesën e prillit, gjegjësisht atë të marsit”, ka thënë Filipçe.

I pyetur nëse është i informuar se një pjesë e mjekëve do të dorëzojnë ankesa, pasi që nuk paguhen në pajtim me marrëveshjen kolektive, Filipçe tha se gjatë periudhës në vijim do të ketë edhe ndryshime në marrëveshjen kolektive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat