Gjermania nuk i njeh patentët e shoferit të Maqedonisë, qytetarët me probleme të shumta

Maqedonia

Gjermania nuk i njeh patentët e shoferit të Maqedonisë, qytetarët me probleme të shumta

Më: 3 janar 2018 Në ora: 08:54
Ilustrim

Gjermania nuk njeh patentën e shoferit të Maqedonisë, ndërsa për këtë po ankohen qytetarët e Maqedonisë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani. Ata përmes një peticioni online me ngulm kërkojnë që lejet e tyre të vozitjes të cilat i kanë marr në Maqedoni të pranohen edhe atje.

Njëri nga organizatorët e peticionit i cili jeton në Gjermani, Aleksandar Buzleski, tha se për shkak të mos njohjes së patentës nga ana e autoriteteve gjermane, qytetarët e Maqedonisë po ballafaqohen me dënime drakonike financiare.

“Një numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë që ngasin makinë, u ballafaquan me dënime të mëdha drakonike para se gjithash financiare. Problemi është se shumë prej tyre u dënuan me dënimin e njohur në Gjermani (AJPEL) ose në përkthim, bëhet fjalë për një hulumtim socio-psikologjik të cilin gjermanët e quajnë “idiot test”, që do të thotë se na vendosin në grup të personave jostabile në aspektin psikologjik. Për këtë qëllim ne si qytetarë të Maqedonisë që jetojmë në Gjermani bëmë peticion, i cili për momentin ka 35 mijë nënshkrime ndërsa janë të nevojshme 50 mijë”, tha për TV21, Buzleski.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni për këtë problem thonë se janë shumë afër marrëveshjes me Ministrinë e Komunikacionit të Gjermanisë.

Qytetarët e Maqedonisë të cilët jetojnë në Gjermani ngelin me shpresë që ky problem i cili po i tangon gjatë kohë do të zgjidhet së shpejti. Numri i shtetasve të Maqedonisë të cilët jetojnë dhe punojnë në Gjermani viteve të fundit është rritur dukshëm, ku flitet për një shifër që ka arritur rreth 100 mijë njerëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat