Deputetët i harrojnë përgjegjësitë e tyre, rregullojnë pushimin deri më 15 janar

Maqedonia

Deputetët i harrojnë përgjegjësitë e tyre, rregullojnë pushimin deri më 15 janar

Më: 3 janar 2018 Në ora: 13:15
Kuvendi

Deputetët nuk do të punojnë deri në javën e ardhshme, gjegjësisht deri më 9 janar. Këtë vendim deputetët e kanë marrë në koordinim me kryeparlamentarin me ç’ka janë dakorduar të lidhin ditët dhe pas Krishtlindjeve të fillojnë me punë ku pritet të mbahen dy diskutime të komisioneve kuvendore.

Në agjendën e Kuvendit, nuk ka aktivitete deri më 15 janar, por shërbimet parlamentare informojnë se disa seanca të Komisioneve do të mbahen në periudhën prej 9 deri 12 janar, të cilat do të vendosen në mënyrë shtesë në programin e Kuvendit.

Përndryshe, në web-faqen Kuvendit aktiviteti i vetëm i planifikuar është seanca e Komisioni për Çështje Evropiane më 15 janar, ku do të mbahet prezantim i programit dhe prioriteteve të punës së kryesimit të Bullgarisë me Këshillin e Bashkimit Evropian. Programin para deputetëve do ta prezantojë ambasadori i Bullgarisë në Maqedoni, Ivan Velikov Petkov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat