Sot kumtohet vendimi për ekstradimin e Grujevskit dhe Boshkovskit

Maqedonia

Sot kumtohet vendimi për ekstradimin e Grujevskit dhe Boshkovskit

Më: 5 janar 2018 Në ora: 08:15
Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski

BI Gjykata e Selanikut sot do të vendosë për kërkesën e Maqedonisë për ekstradimin e Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit, të cilët akuzohen nga Prokuroria Speciale për shkatërrimin e materialeve të përgjuara.

Vendimin kjo gjykatë e merr pas katër seancave gjyqësore, prej të cilave dy u anuluan, ndërsa janë marrë në pyetje dy dëshmitarë.

Vendimi është marrë më 22 dhjetor dhe meqë tani më janë gjetur përkthyes prej gjuhës greke në atë maqedonase, ai duhet t’u kumtohet ish shefave të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat