Kuvendi do ta ratifikojë Marrëveshjen me Bullgarinë më 15 janar

Maqedonia

Kuvendi do ta ratifikojë Marrëveshjen me Bullgarinë më 15 janar

Më: 5 janar 2018 Në ora: 21:23
Zoran Zaev dhe Bojko Borisov

Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Republiksë së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë do të jetë në rend dite të mbledhjes së 30-të të Kuvendit, të caktuar për më 15 janar.

Propozimi nga fundi i muajit të kaluar kaloi në Komisionin për politikë të jashtme.

Marrëveshja, siç kumtoi MIA, u nënshkrua më 1 gusht 2017 nga ana e kryeministrave të të dy vendeve, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov, për shkak të përforcimit të marrëdhënieve të ndërsjellta miqësore, avancimit të fqinjësisë së mirë, zhvillimit të marrëdhënieve të ndërsjellta të gjithanshme, në pajtim me të drejtën ndërkombëtare.

Kjo është rezultat i procesit negociuesi pesëvjeçar të grupeve të punës të të dy MPJ-ve dhe paraqet sendërtim të marrëveshjes së nënshkruar në vitin 1990.

Zëvendëskryeministrja bullgare për reforma në jurisprudencë dhe ministre e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva, nga fundi i muajit të kaluar në intervistë për Radion nacionale bullgare (BNR) paralajmëroi se Marrëvehsja do të ratifikohet në Kuvendin popullor në janar.

“Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Maqedoninë është dërguar nga Qeveria në Kuvend, nuk është ratifikuar ende, por shpresoj se në janar të zgjedhurit e popullit do ta mbështesin. Më me rëndësi është se edhe para se të ratifikohet marrëveshja, d.m.th. të hyjë në fuqi, ajo po përmbushet. Madje edhe po të ishte ratifikuar, nëse marrëdhëniet tona vazhduan të rrjedhin në mënyrë të nejjtë, që nga ajo se kemi nënshkruar Marrëveshje për miqësi dhe fqinjësi të mirë”, deklaroi Zaharieva.

Më 15 janar zyrtarisht do të prezantohet edhe kryesimi i Bullgarisë me BE-në.

Me atë shkas, ambasadori i Bullgarisë në Maqedoni, Ivan Petkov para anëtarëve të Komisionit kuvendor për çështje evropiane do t’i rpezantojë programin dhe prioritetet për punë të kryesimit bullgar në gjashtë muajt e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat