Fillon sezoni turistik në Kodrën e Diellit

Maqedonia

Fillon sezoni turistik në Kodrën e Diellit

Më: 6 janar 2018 Në ora: 15:17
Ilustrim

Edhe pse me vonesë, megjithatë sezoni i skiimit në Kodrën e Diellit ka filluar. Nuk mungonin as turistët që këtë fundjavë, i kënaqeshin borës dhe motit të mirë në Kodrën e diellit. Më të gëzuar ishin fëmijët.

“Koha është shumë e mirë, ambienti është shumë i mirë mirëpo duhet kushtuar pak vëmendje ambientit, duhet të ketë kosha plehrash”, thotë një turist. 

Diellit dhe Borës i kënaqeshin edhe të rriturit, të cilët kryesisht vinin nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria. Por, turistët në Kodrën e Diellit kanë edhe kërkesat e tyre.

“Vij nga Prishtina, jam këtu katër ditë, kushtet janë të mira nuk janë edhe keq, për standardin tonë janë normal, por duhet tualete publike sepse shkojmë deri në restorante, dhe një teleferik të mbyllur me pas”, njofton Alsat M.

“Terreni është i mirë po organizim nuk ka, duhet me u bë tualete publike parkingje e kështu më radhë- thonë disa të tjerë. 

Edhe përkundër problemeve të shumta dhe mungesës së investimeve këtë sezonë, Drejtori i Kodrës së Diellit, Bekim Selmani, thotë se kjo pikë turistike është e gatshme për turistët e huaj dhe vendas.

Të gjitha ski liftet dhe teleferikët janë në rregull pistat e skijimit janë gjitha në mënyrë të rregullt të përgatitura dhe jemi të gatshëm të presim fluksin e mysafirëve- tha drejtori i Kodrës së Diellit, Bekim Selmani. 
Në Kodrën e Diellit, çmimet për akomodim nuk ndryshojnë nga viti i kaluar, duke nisur nga 1300 denarë. Ndërkohë çmimi i biletave për skijim fillon nga 400 denarë për fëmijë dhe 900 për të rritur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat