Zvarritje eventuale e ekstradimit të dyshes së DSK-së

Maqedonia

Zvarritje eventuale e ekstradimit të dyshes së DSK-së

Më: 6 janar 2018 Në ora: 15:50
Pamje nga arrestimi i dy ish agjentëve të DSK-së, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovsk

Vepra për identitet të rrejshëm dhe kërkesa për azil politik në Greqi nuk do të pengojë e as zvarris procesin e ekstradimin në Maqedoni të dy ish agjentëve të DSK-së, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, Kështu vlerëson profesori universitar Bekim Kadriu duke shtuar se për gjykatat greke ose për pushtetin gjyqësor në përgjithësi veprat e kryera në Greqi janë aq minore kundrejt veprës për të cilën dy agjentët e DSK-së ngarkohen në Maqedoni.

Unë mendoj që një gjë e tillë nuk do të ndodhë për vet faktin që gjykatat greke në procedurën që e kanë realizuar e kanë pasur parasysh që këta persona kanë kryer veper penale në Greqi dhe megjithatë kanë lejuar të realizohet ekstradimi. Pasojat për Republikën e Greqisë janë minore dhe për atë arsye nuk mendoj që ekzistimi I një vepre të këtillë penale në Republikën e Greqisë nuk do të jetë pengesë për ta realizuar ekstradimin, pra mendoj që Gjykata Supreme e Greqisë e cila duhet të vendosë përfundimisht për këtë gjë mendoj që do ta vërtetojë vendimin e gjykatave më të ulta dhe do ta lejojë ekstradimin- deklaroi profesori universitar, Bekim Kadriu.

Ndërkohë sa i përket kërkesës për azil, profesori Kadriu sqaron se azil politik mund të kërkohet për vepra të caktuara që ndryshe quhen vepra penale politike, ndërsa në rastin e Grujevskit dhe Boshkovskit bëhet fjalë për vepra të rëndomta penale të cilat personat fjalë dyshohet se I kanë kryer në Maqedoni

Pra bëhet fjalë për vepra të rëndomta penale të cilat nuk mundë të kërkohet azil politik për të cilat azili politik do të jetë formë e shmangies së përgjegjësisë penale dhe në parim në të drejtën ndërkombëtare një gjë e tillë nuk lejohet a për vepra të rëndomta si këto për të cilat personat dyshohen dhe akuzohen në Republikën e Maqedonisë nuk ka bazë ligjore për të kërkuar azil politik dhe jam I sigurtë se një kërkesë e tillë do të refuzohet- shtoi Bekim Kadriu.

Grujevski dhe Boshkovski janë çelësi përmes të cilit PSP-ja duhet të dëshmojë se kush në mënyrë të paligjshme me vite të tëra ka përgjuar në Maqedoni. Ata akuzohen për rastet “Fortesa” dhe “Target”. Prokuroria Speciale pas të gjitha dëshmive të marra nga DSK-ja, njoftoi se procesi i regjistrimit të bisedave telefonike është zhvilluar në kuadër të policisë sekrete dhe se shërbime të huaja nuk kanë përgjuar në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat