Besimtarët ortodoks festojnë krishtlindjet në Maqedoni

Maqedonia

Besimtarët ortodoks festojnë krishtlindjet në Maqedoni

Më: 7 janar 2018 Në ora: 09:35
Maqedoni

Besimtarët ortodoks të Maqedonisë festojnë sot Krishtlindjet ortodokse. Në të gjitha manastiret që nga mëngjesi janë duke u mbajtur liturgji fetare për këtë ditë.

Manifestimi qendror mbahet në Kishën e Shën Klimentit të Ohrit në Shkup, ku kryepeshkopi Stefani mbanë liturgji për Shën Vasilin e madh.

Me këtë rast, Stefani tha se kontributi i Kishës ortodokse në aspekt të sundimit të paqes dhe vllazërisë ndërmjet njerëzve përbëhet parasegjithash nga vetësakrifica dhe dëshmia për dashurinë e Zotit, dhe nga shpresa në shpëtimin e Tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat