Dega e Kumanovës përkrah vendimin e Këshillit Qëndror për shkarkimin e Bilall Kasamit

Maqedonia

Dega e Kumanovës përkrah vendimin e Këshillit Qëndror për shkarkimin e Bilall Kasamit

Më: 7 janar 2018 Në ora: 21:42
Levizja Besa

Pas situatës së mbrëmshme ,sot Lëvizja Besa – Dega Kumanovë ka mbajtur mbledhje për të diskutuar lidhur me situatën që po ndodh në këtë lëvizje.

Në profilin e faqës së Lëvizjes Besa-dega Kumanovë kryetar i kësaj dege ka njoftuar:

Nga mbledhja e mbajtur e kryesisë së degës së Kumanovës sonte 07.01.2018 ora 18.30 u bisedua për situatat e fundit në Lëvizjen Besa, ku u sqarua para antarëve të kryesisë ecuria proceseve këto dy muajt e fundit dhe vendimet e djeshme të Këshillit Qendror.

Si konluzion unanim nga mbledhja e sotme u vendos që fuqishëm të përkrahet vendimi statutor dhe legjitim i Këshillit Qendror si organ më i lartë i Lëvizjes Besa për shkarkimin e Bilall Kasamit nga pozicioni kryetar i partisë dhe emërimin e ushtruesit të detyrës Dr. Nexhbedin Kahremani deri në kongres.

Kryesia e degës së Kumanovës konstatoi se me këtë vendim janë respektuar parimet e përgjegjësisë dhe llogaridhënies të cilat edhe na dallojnë prej subjekteve tjera politike. Njëherit u shpreh edhe gatishmëria e degës së Kumanovës për realizimin e procesit të zgjedhjeve të brendëshme partiake dhe përgatitjet për kongresin e parë të Lëvizjes Besa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat