Gjykata e Apelit këtë javë vendos për ankesat e të dyshuarve për 27 prillin

Maqedonia

Gjykata e Apelit këtë javë vendos për ankesat e të dyshuarve për 27 prillin

Më: 8 janar 2018 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

Gjatë kësaj jave Gjykata e Apelit në Shkup në seancë publike duhet të vendosë për ankesat e të dyshuarve për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit, të cilët u paraburgosën.

Ankesë për paraburgim kanë dorëzuar edhe aktorët Vllado Jovanovski, Goran Gjoshevski, ish-shefi i sigurimit të Trajko Veljanovskit, Oliver Popovski dhe Munir Pepiq nga Agjencia për Zbulim.

Gjykata para festave ua vazhdoi paraburgimet për 30 ditë deputetëve, Krsto Mukoski, Sasho Vasilevski dhe Ljuben Arnaudov dhe ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat