Ja çfarë thotë policia për ndodhitë e sotme në Lëvizjen BESA

Maqedonia

Ja çfarë thotë policia për ndodhitë e sotme në Lëvizjen BESA

Më: 8 janar 2018 Në ora: 14:16
MPB

Ministria e Punëve të Brendshme e konfirmon hyrjen, siç thonë ata, të dhunshme në Selinë e Lëvizjes BESA, ndërkaq nuk jep detaje konkrete pasi që po kryhen biseda në polici.

“Sot në Stacionin Policor “Bit Pazar” kryerës i panjohur ka hyrë dhunshëm në selinë e Lëvizjes BESA në Qendrën Tregtare Mavrovasja. Zyrtarët policorë kanë dalë në vendngjarje, ndërkaq me përfaqësuesit e Lëvizjes BESA dhe agjencisë e cila e ka siguruar objektin po kryhen biseda”, thonë nga MPB.

Ndryshe, sot rreth orës 9:30 te mëngjesit te sotëm një grup personash, ne mesin e te cilëve ka qenë edhe Bilall Kasami thuhet se kane hyrë me forcë duke thyer dyert e selisë së Lëvizjes Besa në Shkup, megjithatë policia po merret me zbardhjen e rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat