Cançev: Bashkimi Evropian të përqendrohet në Ballkanin Perëndimor

Maqedonia

Cançev: Bashkimi Evropian të përqendrohet në Ballkanin Perëndimor

Më: 8 janar 2018 Në ora: 21:57
Ilustrim

Ambasadori bullgar në Bashkimin Evropian, Dimitar Cançev thotë se Evropa ka qenë përqëndruar mjaft gjatë në problemet e veta, kurse tani është koha që vëmendjen e saj ta drejtojë te fqinjët e saj.

Sipas tij, ekonomia evropiane është ngritur, kështu që janë krijuar mundësitë për të shiquar kah Ballkani Perëndimor që t’u bëhet me dije se e ardhmja e tyre është në BE.

Cançev thekson se partnerët e Ballkanit Perëndimor e kanë humbur shpresën në perspektivën evropiane, duke kërkuar mundësi zhvillimi dhe ngritje në drejtime tjera.

Si shembull të mirë, Cançev e mori nismën për heqjen e roamingut ndërmjet Maqedonisë, Bullgarisë dhe Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat