Çmime të reja të naftës në Maqedoni, dizeli shtrenjtohet për një denar

Maqedonia

Çmime të reja të naftës në Maqedoni, dizeli shtrenjtohet për një denar

Më: 9 janar 2018 Në ora: 12:40
Ilustrim

Dizeli nga mesnata do të shtrenjtohet për një denarë për litër, ndërsa çmimi i EUROSUPER BS-98 dhe i vajit ekstra të lehtë do të rritet për gjysëm denari.

Me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë rritet çmimet e derivateve të naftës mesatareisht për 1.66 për qind.

Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 mbetet 66.5 denarë për litër, EUROSUPER BS -98 do të shitet për 68.5 denarë dhe EURODIZEL për 59.5 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për 48 denarë për litër.

Me vendim të KRRE për 0.746 denarë për kilogram rritet edhe çmimi për shitje me pakicë i mazutit dhe do të shitet 29.367 denarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat