Mickoski: Do të kthehemi në Kuvend, kur do të ketë kushte demokratike

Maqedonia

Mickoski: Do të kthehemi në Kuvend, kur do të ketë kushte demokratike

Më: 9 janar 2018 Në ora: 14:59
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, pas vendimit për vazhdim të bojkotit të punës së Kuvendit, tha se ata do të kthehen në Kuvend pasi të krijohen kushte demokratike.

“Për momentin nuk ka ambient demokratik për punë në Kuvend. 12 për qind e grupit të deputetëve janë në paraburgim dhe ky është 5 për qind nga numri i përgjithshëm i deputetëve, të cilët ballafaqohen me akuzën për terrorizëm”, tha Mickoski.

Ai tha se Avokati i Popullit konstatoi se gjatë arrestimit të deputetëve më 28 nëntor vitin e kaluar është shkelur e drejta e imunitetit të deputetit dhe se policët gjatë arrestimit nuk janë sjellur si duhet.

Në pyetjet e gazetarëve se kur do të dorëzojnë propozim-ligjin për amnisti, Mickoski tha se në momentin e parë që do të kenë mundësi do ta bëjnë këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat