LSDM taktizon me Ligjin për shqipen

Maqedonia

LSDM taktizon me Ligjin për shqipen

Më: 9 janar 2018 Në ora: 19:25
Kuvendi i Maqedonisë

Të martën në seancën e 27-të të Parlamentit të Maqedonisë për mungesë kuorumi është shtyrë votimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve edhe atë për ditën e enjte në ora 12, ashtu siç theksoi kryeparlamentari Talat Xhaferi.

Ishin nëntë deputetë të LSDM-së që munguan në seancë, mes tyre edhe koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Tomisllav Tuntev. Ndërkaq deputetët shqiptarë, përveç kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi, ishin të gjithë prezent duke qenë të gatshëm të votojnë Ligjin për shqipen. Nga BDI, përveç tetë deputetëve dhe kryeparlamentarit Xhaferi, nuk mungoi as kryetari i saj, Ali Ahmeti.

Në ndërkohë, përveç dy deputetëve të ASH-së – kryetarit të saj Ziadin Sela dhe Syrija Rashidi, se do të votojë “pro” Ligjit u deklaruan edhe të pesë deputetët e Lëvizjes BESA: Nexhmedin Kahremani, Rexhep Memedi, Afrim Gashi, Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli. Votë “pro” Ligjit pritej edhe nga deputetja e PDSH-së, Merale Yzeiri Ferati. Nga deputetët e pavarur prezent ishte Çedomir Sazdovski, ndërsa në sallë nuk u pa deputeti rom – Amdi Bajram. Nga LSDM thanë se nuk bëhet fjalë për asnjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat