Më pak aksidente komunikacioni në juglindje të Maqedonisë

Maqedonia

Më pak aksidente komunikacioni në juglindje të Maqedonisë

Më: 9 janar 2018 Në ora: 22:11
Ilustrim

Numri i fatkeqësive të komunikacionit në juglindje të Maqedonisë ka shënuar rënie, krahasuar me vitin që sapo e përcollëm, por shaqet mbeten të njëjta.

Nga janari e deri në nëntor të vitit 2017 kanë ndodhur 622 aksidente komunikacioni, respektivisht 98 më pak se sa viti 2016, për të njëjtën periudhë.

Shkaku kryesor mbetet shpejtësia e madhe e lëvizjes. Nga aksidentet, 15 persona mbetën të vdekur. Shkak tjetër i aksidenteve janë edhe vozitja në gjendje të dehur, mosdhënia e përparësisë, si edhe tejkalimi jo i rregullt.

Gjithsej 347 persona janë lënduar në këto aksidente, kurse në 290 raste ka patur vetëm dëme materiale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat