LD: Vendimi për marrëveshjen me Greqinë duhet të mirret në Kuvend

Maqedonia

LD: Vendimi për marrëveshjen me Greqinë duhet të mirret në Kuvend

Më: 10 janar 2018 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

Lidhja Demokratike konsideron se arritja e një pajtimi për tejkalimin e çështjes së emrit është një çështje që kërkon konsenzus politik dhe qytetar.

Sipas tyre, për të ardhur deri te zgjidhja duhet guxim politik, përgjegjësi dhe lidership.

LD-ja konsideron se një zgjidhje që nuk e rrezikon identitetin, gjuhën dhe dinjitetin mund të jetë bazë për çbllokimin e proceseve euro-atlantike.

Partia e Pavle Trajanovit konsideron se vendimin për një marrëveshje duhet ta merr Kuvendi, kurse referendumi mund të jetë alibi i udhëheqësve politik dhe mund ta rënojë procesin nëse paraprakisht nuk arrihet një pajtim politik partiak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat