Vetura zyrtare e Bilen Salijit kapet duke bërë shkelje serioze në komunikacion

Maqedonia

Vetura zyrtare e Bilen Salijit kapet duke bërë shkelje serioze në komunikacion

Më: 10 janar 2018 Në ora: 14:26
Pamje nga ngjarja

Pasi që ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji tha se më nuk do ta vendos veturën zyrtare në trotuarin përpara Ministrisë së Drejtësisë, tani e njëjta veturë është kapur se si bën shkelje serioze në komunikacion, njofton Portalb.mk.

Nëpër rrjetet sociale janë publikuar disa fotografi në të cilën qartë shihet se si vetura e Salijit në rrugën kryesore përpara Ministrisë së Drejtësisë, në Qendër të Shkupit i shkel dy vija të plota.

Paraprakisht, Saliji u kritikua nga opinioni pasi që “Pasat-i” i tij, i parkuar në trotuar, ka penguar lëvizjen e qytetarëve përpara Ministrisë së Drejtësisë. Ministri atëherë premtoi se e njëjta nuk do të përsëritet. Menjëherë pas kësaj, Qyteti i Shkupit vendosi barrikada përreth rrugës “Dame Gruev”, me çka e ndaloi uzurpimin eventual të trotuarit nga veturat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat